Në të gjithë botën numri i të vaksinuarve kundër COVID ka shkuar në 12.29 milion qytetarë. Izraeli vijon të jetë shteti me më shumë të vaksinuar kundër COVID, si vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.
Izraeli ka një normë prej 12.59 dozave, ndjekur nga Bahreini në 3.53 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.39 Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjitha bota. Ata përllogarisin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg.

Izraeli filloi vaksinimet në 19 Dhjetor dhe vaksinon rreth 150,000 njerëz në ditë duke u dhënë me përparësi personave mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë probleme të tjera klinike. Izraeli ka ndarë në mënyrë të sigurt dërgesat e vaksinës Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70C, tha Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein për lajmet në TV YNet.