Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e shkollës dhe kopshtit “Halit Çoka” në Kamëz së bashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj. Rama shkruan këto mjedise edukimi janë rindërtuar sipas standardeve europiane. “Bathore, Kamëz – Shkolla dhe kopshti “Halit Çoka”, mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve. Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zone”, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit të ambienteve Rama i ka këshilluar kryebashkiakut Rakip Suli që të rregullojnë dhe oborrin e shkollës. “Që të mos i lëmë revolucionit asnjë presje, ky sheshi duhet sistemuar, një asfalt një sistemim të vogël të sheshit fol me kompaninë, të pastrohet të vënë dy shkallë aty dhe të bëhet shesh tamam. Jo po tha them unë”, i tha Rama kryetarit të bashkisë.
Ministri ahmetaj theksoi se vetëm në Kamëz janë 14 shkolla e kopshte të reja. “Do ndërtohen gati 21 pallate, mbi 300 njësi individuale. Numri i shkollave kombinim nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët, shkon në 14 shkolla vetëm në Kamëz”, vijoi Ahmetaj.