mua ditën e premte nga NASA dhe nga Administrata Kombëtare e Administrimit Atmosferik në SHBA. Zjarret në Australi ishin kapitulli i parë i vitit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. 2020-a la pas vitin 2016-të si viti më i nxehtë në rang global. Mesatarja e temperaturave ishte 1 gradë më e lartë se sa mesatarja e 30-viteve, e marrë si referencë për shkencëtarët, të cilët nuk janë aspak të çuditur me këtë dukuri. “Pamë valët e të nxehtit, pamë zjarret dhe shkrirjen e Artikut. Mendoj se këto përmbledhin gjithçka që po ndodh dhe besoj se akoma do të shohim fatkeqësi natyrore si shkak të ndryshimeve klimatike. E prisnim që do të ishte një vit i nxehtë dhe ashtu ndodhi”, tha Favin Schmidt, drejtor i NASA për studime hapësinore.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar ndër vite mbi ndryshimet klimatike dhe 6 vitet më të nxehtë të regjistruar kanë qenë pikërisht midis 2015-s dhe 2020-s, ndërkohë 10 vitet më të nxehtë janë regjistruar pikërisht midis 2005-s dhe 2020-s. “Po të shohim, le të themi 6 apo 7 vitet e fundit, ato bien në sy nga të dhënat e dekadave të fundit. Dhe, në opinionin tim, ato lënë të kuptohet për një rritje të temperaturës globale”, tha Russ Vose. Pesë vite pas marrëveshjes së Parisit, ne jemi ende larg përmbushjes së objektivave për të frenuar ndryshimin klimatik. Pas shfaqjes së pandemisë, ndryshimet klimatike nuk ndodhen më në agjendën globale. Por, për sa i përket 2021-it? Vërejmë fenomene të paprecedentë si reshjet e shumta të dëborës në Spanjë.

Shkencëtarët gjithashtu i lidhin këto valë të të ftohtit me ndryshimet e klimës. A do të thyejë ky vit rekordet e temperaturave të regjistruara në 2020-n?