Juventusi do të përballet me Interin nesër me fillim nga ora 20:45 në kuadër të javës së 18-të në Serie A. Para kësaj ndeshje, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur në konferencë për shtyp. Ai tha se e pret që Interi të jetë agresiv, por do të shkojnë për fitore.

“Nesër pres një Inter agresiv, i cili do të dëshirojë t’i japë ritëm lojës. Por ne jemi Juventusi dhe duam të shkojmë në Milano për të luajtur ndeshjen tonë. Do të përpiqemi të fitojmë, por nuk është thelbësore për kampionatin. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Interit, por ne luajmë kartat tona” – u shpreh Pirlo. Momentalisht, Interi gjendet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Juventusi gjendet në vendin e katërt me 33 pikë.