2021-shi do jetë viti i përmirësimeve të ndjeshme në sektorin e Drejtuesve të Mjeteve! Pandemia, vështirësitë e 2020-ës, prioritetet emergjente të entit, nevojat e rimëkëmbjes infrastrukturore ndikuan objektivat! Por sëbashku me grupet e interesit dhe specialistët jemi shumë afër ndryshimeve në ndihmë të sektorit, Autoshkollave e shërbimit të LejeDrejtimeve!
?Risi e lajme të mira nga DPSHTRR – MIE: Do eliminojmë angarinë, faturimin në çdo riprovim, pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativat! Jo më pritje, kohë kot! Platformë online për çdo Autoshkollë, për regjistrime pa ardhur në sportele, pa angari e vonesa, me llogari të dedikuar subjekti, ofruar pa pagesë! Me kalimin e Kolaudimit tek DPSHTRR, eliminojmë Autorizimin Teknik/Komoditetin për gjithë mjetet e Autoshkollave! Jo më angari, vula, shpenzime ekstra e sorrollatje! Drejtoria e riformatuar e Drejtuesve të Mjeteve dhe Kualifikimeve po mbyll punën për: Manualet e reja të Teorisë, shumë më didaktike, të standartizuara e përditësuara, që do ofrohen pa pagesë & online! Kalimin në prokate cilësore polikarbonat dhe personalizim mes Sistemit eDM të çdo Dëshmie deri sot me copa letre! Konvertimet e Lejedrejtimeve do jenë me sistem! Fund abuzimeve, ndereve, lojës me kategoritë, spekulimeve me dy tre patenta në të njëjtën kohë! Fiskalizim, Formalizim, Faturim me sisteme të çdo shërbimi dhe Informatizim 100%!
Korrigjim fjali Test Teorie, algoritme, eliminim gabime! Ndryshime e risi të tjera janë në formulim, pjesë e Udhëzimit të ri për sektorin, që do jenë shumë shpejt publike e në funksion! Sfidat me dikasteret e tjera për t’i dhënë fund angarive, sorrollatjeve, fiktivitetit, evazionit duke kaluar në sisteme digjitale e lehtësi por dhe siguri shërbimi:
Raportet Mjekësore – MSHMS! Dëshmia e Kryqit të Kuq! ⏳Po punojmë për modulet shtesë dhe optimizimet në Sistemin Qendror Operativ eDM (eLejeDrejtimet) për aplikime direkte online, pa radhë e pa ardhur në sportele nga Autoshkollat dhe vetë qytetarët, si edhe informatizim të çdo testi! #MëLehtëMëShpejtMëLirë #VëmendjaTeQytetarët #MIE #DPSHTRR #ShërbimePraktike #AutomotorizimiShqiptar ?? #StopFiktivitetitEvazionit #SiguriModernizimInformatizim
? www.dpshtrr.gov.al