Kryeministri Edi Rama thotë se 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me koronavirusit janë më të mbrojtur pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID. Ai thotë se procesi i vaksinimit vazhdon pa u ndalur dhe javë pas javësh, rriten vaksinimet.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur.
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit. #ShqipëriaBuzëqesh”– shkruan Rama.