Parazitët e zorrëve, ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat e barkut, janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%. Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkakton probleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe. Living ju zbulon katër ushqimet që eleminojnë plotësisht parazitët nga trupi juaj.
Hudhra: Hudhra ka super fuqi. Ajo ka treguar eficiencën e saj në luftën kundër viruseve, kërpudhave, baktereve, parazitëve dhe kancerit. Vaji i rigonit: Vaji i rigonit ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, antivirale, antiinflamatore dhe antibakteriale. Karafili: Besohet se është e vetmja bimë që shkatërron totalisht vezët e krimbave. Nëse përdoret bashkë me arrën e zezë dhe me Artemisia Absinthium, shkatërron totalisht ciklin jetësor të parazitave. Karafili është gjithashtu antibakterial dhe antimykotik.. Trumza: Trumza është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjendrën më të madhe të sistemit imunitar. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eleminojë një sërë parazitësh, në zorrën e trashë. Living/