Megjithëse numri i mjeteve në qarkullim është rritur me 60 % në 2020-ën krahasuar me 2013-ën, numri i aksidenteve është ulur me 41 %, ndërsa vd eks hëria në aksidente u ul me 61 %, krahasuar me 2010-n. Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se falë investimeve të kryera në infrastrukturën rrugore dhe politikave të ndjekura për rinovimin e flotës së mjeteve në qarkullim, kemi sot më pak aksidente dhe më shumë siguri rrugore. “41 % ulje e numrit të aksidenteve rrugore krahasuar me vitin 2013. Krahasuar me vitin 2010 kemi 67 % ulje të vdekshmërisë për 10 mijë mjete në qarkullim dhe 60 % mjete më shumë në qarkullim”, tha Gonxhja.

Gonxhja tha se ka sot 86 % më shumë drejtues mjetesh krahasuar me 2010-ën. Gjithashtu vuri në dukje ai, ka progres në sigurinë rrugore krahasuar me vitin 2019. “Është 0.016 % mundësia që një i sapopatentuar të shkaktojë aksidente rrugore dhe është ulur me 35 % mundësia e përfshirjes së drejtuesve të mjeteve të moshës deri në 24 vjeç në aksidente”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, kemi 22 % më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore. “Kemi kapur objektivin e Bashkimit Europian për uljen e numrit të viktimave me 50 % në krahasim me 2010-ën. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është -21 %”, deklaroi ai.