Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi me anë të një postimi në Facebook pas lajmit që dha kryeministri ku theksonte se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine kundër Covid-19. Mërzisë së Bashës, i cili deklaronte se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin dhe se Edi Rama është vonë në këtë aspekt i është përgjigjur drejtori i Komunikimit të Këshillit të Ministrave. Me anë të një postimi në Twitter duke ironizuar Lulzim Bashën, Fuga shkruan se:

Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh