Në pandemitë e hershme mbi njerëzimin, mjekët vigjilentë vunë re se përveç sëmundjeve të zakonshme, kryesisht të frymëmarrjes, viruset gjithashtu dukeshin se shkaktonin simptoma neurologjike. Një specialist britanik i frymëmarrjes në fund të viteve 1800 gjeti se gripi dukej se nxiste çrregullime në pjesë të ndryshme të trupit.
Në të vërtetë, disa pacientë gjatë pandemisë së gripit 1889–1892 thuhet se u goditën me psikoza, paranojë, dhimbje therëse dhe dëmtime nervore. Në mënyrë të ngjashme, studiuesit kanë lidhur pandeminë e gripit të vitit 1918 me parkinsonin, çrregullimet neuropsikiatrike dhe një shpërthim të përgjithshëm të “sëmundjes së gjumit” të encefalitit lethargica, i cili shpesh do t’i çonte pacientët në një gjendje të ngjashme me koma edhe pse studiuesit ende debatojnë nëse të dy janë shkaktarë të lidhur.
Që kur u kuptua se SARS-CoV-2, fajtori i pandemisë COVID-19, shoqërohet gjithashtu me simptoma neurologjike shkencëtarët nuk u habitën duke pasur parasysh disa prova që edhe MERS-CoV dhe SARS-CoV-1, janë shoqëruar me simptoma neurologjike gjithashtu. Por përqindja e pacientëve që shfaqin simptoma të tilla dhe numri i tyre në rritje është diçka për t’u shqetësuar.
Patricia McNamara, një neurolog në Spitalin Kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë shpjegon se i ndan simptomat neurologjike në dy grupe të ndryshme. E para e përshkruar në disa raporte vitin e kaluar që përfshin simptoma akute që shpesh prekin pacientët e shtruar në spital me sëmundje të rëndë. Këto mund të shfaqen si një gjendje delirante e njohur si encefalopati, ose si goditje, dëmtim i nervit periferik ose encefalit, një inflamacion i trurit. Grupi i dytë përfaqëson simptoma afatgjata zakonisht pas infeksioneve më të lehta, duke filluar nga dhimbje koke, lodhje, ndjesi mpirjeje ose ndjesi shpimi gjilpërash dhe vështirësi njohëse deri edhe në inflamacion të zemrës.
“Njerëzit që kam parë deri më tani në këtë grup janë njerëz që ngadalë përmirësohen, por sigurisht që është një përmirësim shumë i ngadaltë” shkruajnë ajo.
Ndërsa ky grup rritet, po kështu rritet edhe përpjekja globale për të hetuar sesi SARS-CoV-2 shkakton simptoma të tilla. Studimet e autopsisë të cilat kanë qenë të kufizuara kanë gjetur shenja të qarta të dëmtimit në dhjetëra tru të pacientëve me COVID-19. Megjithëse janë raportuar gjurmë të virusit në disa ekzemplarë të trurit, në shumë raste nuk gjendet askund. Çështja nëse SARS-CoV-2 infekton drejtpërdrejt trurin mbetet e pazgjidhur, e studiuesit po eksplorojnë mekanizma të tjerë me të cilët mund të vërtetojnë këtë gjë.
A e infekton trurin e njeriut virusi Sars-Cov-2?
“Në fillim të pandemisë, disa studiues shqetësoheshin se SARS-CoV-2 mund të ketë qasje në tru dhe të përfaqësojë një virus “neurotropik”, thotë McNamara. Sipas saj kjo do të ofronte një hipotezë të dukshme për disa nga simptomat neurologjike të vëzhguara, ndërkohë që shtronte pyetje komplekse rreth asaj se si në mënyrë terapeutike të synosh proceset patologjike në tru. Dhe në fund të fundit, materiali gjenetik i SARS-CoV-1 dhe MERS-CoV është pikasur brenda trurit të njeriut.
“Megjithatë autopsitë e para të trurit të pacientëve me COVID-19 nuk gjetën shumë ARN të SARS-CoV-2, aq më pak proteina virale. Në një studim të shtatorit me 18 pacientë COVID-19 me simptoma neurologjike të cilët vdiqën në spitale prillin e kaluar, ekspertët gjetën nivele shumë të ulëta të ARN-së, burimi i së cilës është një mister në vetëm pesë prej pacientëve dhe pa shenja të proteinave virale. Për shkak se përqendrimi i ulët i ARN-së “duket se nuk është në përpjesëtim me deficitet e thella që njerëzit po përjetojnë”, thotë ajo.
Çfarëdo që bën proteina virale brenda trurit, Radbruch dhe kolegët e saj pohojnë se po gjen vërtet rrugën e saj atje. Në një studim të autopsisë së botuar në nëntor në revistën “Nature Neuroscience” ata propozojnë që virusi të futet në tru përmes hundës. Bazuar në analizat e hollësishme të autopsisë nga 33 pacientë me COVID-19, ata zbuluan grimca të paprekura të koronavirusit në mbështetjen e qelizave të mukozës së nuhatjes në çatinë e hundës, së bashku me provat e replikimit aktiv në indet e hundës. Ndoshta replikimi viral shkatërron ato qeliza ose shkakton inflamacion, i cili mund të ndihmojë në shpjegimin e humbjes së shpeshtë të shijes dhe erës në fillimin e infeksioneve të SARS-CoV-2. Neuropatologu i Charité Frank Heppner, një bashkëautor i studimit shpjegon se virusi mund të punojë më pas në zonën e nuhatjes, një qendër për përpunimin e informacionit ndijor dhe përmes nervave specifikë kranialë në tru.
Sidoqoftë Heppner bie dakord që shkalla e infeksionit të SARS-CoV-2 zbehet në krahasim me atë të viruseve të tjerë ARN si tërbimi, i cili i kushtohet infektimit të indeve të trurit.
Ndërsa provat e SARS-CoV-2 brenda trurit njerëzor mbeten të errët, studimet e autopsisë kanë zbuluar një varg karakteristikash neuropatologjike të përsëritura në pacientët e hospitalizuar për COVID-19. Patologët shpesh kanë gjetur dëmtime të lokalizuara hipoksike të shkaktuara nga mungesa e oksigjenit dhe infarkteve shoqëruese dhe më rrallë, shenja të gjakderdhjes në tru, si dhe disa pezmatime në disa raste kur një inflamacion i rëndë i njohur si encefalomielit akut është përhapur . Çfarë saktësisht i shkakton këto patologji është e paqartë, por shkencëtarët kanë disa dyshime rreth faktorëve që i nxisin ato. Sipas ekspertëve nuk ka gjasa që një mekanizëm i efekteve neurologjike të përshtatet për të gjithë pacientët. Për të gjetur se cilat procese shkaktare po shpalosen tek individët duhet të kërkohet integrimi i teknikave të ndryshme dhe shumë autopsive të trurit.(Science, gazeta “Si”)