Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 9 fluturime për datën 14 janar 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme. “Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.
Fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.