Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i dha dritën jeshile sot përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca COVID-19 në Bashkimin Europian.
Agjencia Evropiane e Barnave të BE ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid për personat mbi 18 vjeç, shkruan BBC. Masa vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme nëse kompania anglo-suedeze e ilaçeve po thyen angazhimet e saj të shpërndarjes së vaksinave në bllok.
Komisioni Evropian ka publikuar kontratën e tij me prodhuesin e ilaçeve, duke shpresuar të tregojë një shkelje. Javën e kaluar AstraZeneca tha se furnizimet e vaksinave do të ulen për shkak të problemeve në një nga fabrikat e saj të BE. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha të Premten se kontrata e nënshkruar në Gusht përmbante “urdhra detyrues” dhe bëri thirrje për një shpjegim.