Kryeministri Rama ka vënë serish sot, përmes një videoje të publikuar në instagram, kryetarin e PD-së Basha dhe ish-nënkryetares Jozefina Topalli. Kreu i qeverisë, ka vënë përballë deklaratave të Bashës në emisionin “Opinion” për oligarkët qëndrimet e kryetares së Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, e cila shprehet se Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre. E plotë nga videoja e publikuar nga Kryeministri: Topalli: U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark. Basha: Problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik Topalli: Është ‘fake’! Është tërësisht ‘fake’! Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë.

Topalli: Ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shiqptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët! Basha qesh