Balerini shumë i njohur për publikun shqiptar, Albi Nako, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku foli më shumë për jetën e tij private. Gjatë intervistës në studio, balerini tregoi se “po i plas shpirti” që nuk kërcen dot, teksa rrëfeu si rrallëherë për sëmundjen që e ka larguar nga skena.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me rradhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa,”- ka treguar Albi.

Sigurisht, ai s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për jetën sentimentale dhe marrëdhënies së shumëpërfolur me Alba Hoxhën. “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu.”- tha ai.

Pse e “martojnë me çdo femër që e shohin? “Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj atëherë që gjithçka bie në qetësi,”– u përgjigj Albi.

Gjithashtu, balerini tregoi se babai i tij nuk dëshiron një nuse me profesion balerinë. “Balerinë jo, le të jetë cfarë të jetë, edhe police, guzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo. Ai e ka jetuar atë profesion, dhe është pak e cuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat i tha jo. Gjithsesi atë e tha babai, por nuk është se …”- ka treguar Albi.