Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 19 fluturime për datën 8 janar 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.

Fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim.
Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim. Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim. Albawings – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim. Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim.

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim. TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim. Albwings – Tiranë – Bari dhe kthim. Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim.