Disa javë më parë, e ftuar në “Përputhen” e ëma e Andit u shpreh: “Me Shqipen ka qenë më tepër për të provuar veten, për të parë reagimin e Teas se jo që kishte ndonjë gjë”. Kjo deklaratë e saj nuk është pëlqyer aspak nga Shqipja, e cila ka reaguar në Instastory. Ajo shprehet se Andi është një i pafytyrë, i cili ka mohuar para të gjithëve të vërtetën. Shqipja shkruan se pëlqimi mes tyre ishte i vërtetë dhe nuk janë tallur me njëri-tjetrin.
“Kush më ka njohur për aq pak sa më ka parë e di që unë familjen e kam të shenjtë dhe nuk dua që asnjë familje të cënohet. Gjëja që më ka prekur më shumë është se si një prind cënon publikisht fëmijën e një prindi tjetër aq më pak kur është vajzë. Edhe sikur djali i saj të ishte tallur me ndjenjat e një vajze absolutisht prindi i tij duhet të ishte kundër këtij gjesti të ulët.
Dhe ta dini mirë që askush nuk është tallur me mua në realitet por kjo është ajo që shihni ju. Andi si një i pafytyrë që është dhe nuk kam njohur kurrë një djalë me karakter kaq të dobët, shfrytëzoi emrin dhe sinqeritetin tim për të ngritur famën e tij se unë asgjë nuk do bëja publike. Ishte e kaluar dhe Andin e kisha falur. Pëlqimet ishin por më vonë u shuajtën dhe askush nga ne të dy nuk u tall me njëri-tjetirn për të bërë xheloz persona të tjerë. As unë nuk kisha gjë me ty dhe as ti me mua në momentin që mbylla kontaktet me ty”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Shqipja ka ndarë me ndjekësit disa audio, ku dëgjohet Andi teksa thotë: “Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ti…ça sa mbarova, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situata në përfitimin tënd.” Biseda në fjalë, i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debati me Shqipen. Menjëherë pas saj doli dhe Andi. Më pas, ish-konkurrentja ka bërë një paralajmërim se ka prova të tjera, me foto, video apo audio.
View this post on Instagram