Mes personaliteteve të botës që kanë uruar Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Unë pres që të hapet një kapitull i ri në miqësinë dhe bashkëpunimin gjermano-amerikan.”
“Urimet më të ngrohta për Joe Biden dhe Kamala Harris, inaugurimi i sotëm ishte një festë e vërtetë e demokracisë amerikane,” shtoi Merkel në një reagim të postuar nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.