Turqia theksoi sot se dëshironte zgjidhjen e problemeve me Greqinë përsa i përket eksplorimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, në përfundim të diskutimeve që parashikojnë qetësimin e krizës që ka përballur këto dy vende fqinje, anëtare të NATO-s. Zyrtarët grekë dhe turq janë mbledhur në Stamboll për kontakte eksploruese në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë përballur Ankaranë me Athinën, duke riaktivizuar një mekanisëm shkëmbimesh që ishin pezulluar në 2016 në sfondin e përkeqësimit të tensioneve. “Zgjidhja e të gjitha problemeve, duke përfshirë dhe ato në Detin Egje, është i mundur dhe vullneti ynë për të arritur aty është i plotë. Paqja dhe stabiliteti rajonal janë në interesin e të gjithëve”, theksoi zëdhënësi i presidentit, Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin në Twitter në përfundim të bisedimeve.
Sidoqoftë, një shenjë e mosbesimit që mbretëron midis Turqisë dhe Greqisë pas disa vitesh tensioni, Athina nënshkroi sot një kontratë për blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale nga Franca, një vendim i marrë veçanërisht në reagim të demostrimeve të shumta të forcës nga forcat turke në Mesdheun Lindor. Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedimet e zhvilluara në zyrën e punës në Dolmabahçe të Stambollit, Turqia u përfaqësua nga zv/ministri i Punëve të Jashtme, Sedat Önal, zëdhënësi i Presidenciës së Turqisë, İbrahim Kalın, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështje Dypalëshe Politike dhe të Detarisë-Aviacionit-Kufijve, Çağatay Erciyes, si dhe zv/rejtori i përgjithshëm i Detarisë-Aviacionit-Kufijve, Barış Kalkavan.
Ndërkohë, pala greke u përfaqësua nga ish-ambasadori në pension Pavlos Apostolidis, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Aleksandros Kuyu, si dhe drejtoresha e stafit në Sekretariatin e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ifigenia Kanara.
Në takim u vlerësuan temat e diskutuara në raundin e 60-të të kryer më parë dhe u diskutua situata aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat që mund të ndërmerren në të ardhmen. Në raundin e 61-të të bisedimeve, palët ranë dakord që takimi i ardhshëm të mbahet në Athinë.