Arian Çani ka pasur dje të ftuar në emision drejtorin e Kadastrës, Artan Lame. Në një moment, në emision i ftuari i tij i përhershëm, Arjan Curi, ka nisur të përmendë emra gjobëvënësish për pronat në jug.
Kjo gjë e ka tmerruar Çanin, që ka kërkuar të mos përmendet asnjë gjobëvënës me emër.
Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…
Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.
Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…
Arjan Curi: Po hajde ikim pra.
Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?
Arjan Curi: Po pse jo?
Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.
Arjan Curi: Po më i përmend unë..
Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.
Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.
Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata.
Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës.
A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!