Dy javë më parë, Saimiri eliminoi Ariana Shabanin nga ‘Love Story’. Ai u shpreh se mes tyre nuk kishte më shumë se tërheqje fizike. Nga ana tjetër, Ariana tha se ekzistojnë dhe arsye të tjera, të cilat i dinë vetëm ata të dy. Së fundmi, në një intervistë për “Daily Love Story”, Ariana është pyetur për këto arsye. Ajo ka treguar se në takimin te vila i ka thënë Saimirit se nuk mund të qëndronte në emision, nëse ai kishte vetëm tërheqje fizike.
“Unë e thashë edhe natën e fundit që e prisja eliminimin. Unë jam shumë e besës dhe fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë. Unë me Saimirin nuk kam patur afrimitet, përveç takimit të gjatë dhe atyre të vogla. Në takimin te vila unë i thashë që, nëse ka vetëm një pëlqim fizik ndaj meje, unë nuk mund të rri të pres trëndafil nga ty sepse nuk më pëlqen”, është shprehur ish-konkurrentja.