Shefi ekzekutiv i gjigantit farmaceutik AstraZeneca i ka bërë thirrje publikut europian për mirëkuptim në lidhje me vonesat në dërgesat e planifikuara të vaksinave antiCovid-19.

“Nuk është një angazhim që kemi për Europën. Ne thamë thjesht se do të bëjmë përpjekjet tona më të mëdha”, i tha Pascal Soriot gazetës italiane ”La Reppublica”.

”BE nënshkroi kontratën e saj me firmën britaniko-suedeze tre muaj më vonë sesa Britania e Madhe, por priste dërgesat në të njëjtën kohë”, Soriot.

Komisioni Europian, i cili nënshkroi një kontratë në gusht për deri në 400 milion doza të ilaçit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka qenë i kënaqur me firmën deri kur erdhi lajmi për bllokimin e furnizimeve, javën e kaluar.

Dega ekzekutive e BE tha se kishte pritur 80 milionë doza deri në fund të marsit, por tani ishte duke pritur vetëm 31 milionë. ‘Vonesat janë shkaktuar nga çështje të lidhura me përmasat e prodhimit të ilaçeve në një vend të BE, një shpjegim që nuk ka kënaqur zyrtarët e BE deri më tani. “Ne gjithashtu kemi pasur probleme me zinxhirin e furnizimit edhe në BM. Sa i përket EUropës, ne jemi tre muaj me vonesë për ndreqjen e këtyre gabimeve”, theksoi Soriot.