Numri dy i PS, Taulant Balla ka deklaruar nga Elbasani se PD dhe LSI nuk u besohet më vota, pasi ato për shkak të një maskarade politike tradhtuar besimin e zgjedhësve të tyre duke djegur mandat 23 muaj më parë. Gjatë takimit me qytetarët në Elbasan, Balla tha se këto politikanë nuk duhen votuar më dhe se ata duhen çuar për skrap, pasi sipas tij Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi janë sërish të gatshëm të tradhtojnë zgjedhësit e tyre.

“Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh. Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit”, shkruan Balla në facebook.