Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka nisur vitin e ri 2021 me një foto të veçantë mes vogëlushëve të Kopshtit Numër 1 të Librazhdit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla ka ndarë një thënie të Nënë Terezës: “Gjithmonë kur të takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”.

Sipas Ballës, 2021 do të jetë një vit i mbarë për Shqiptarët. Postimi i plotë i kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla: “Gjithmonë kur të takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”, na frymëzon Nënë Tereza. Ta fillojmë Vitin e Ri me buzëqeshje. Ky Vit i Ri 2021 do të jetë një vit i mbarë për shqiptarët. Gëzuar?????!