Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio.
Gjatë intervistës në studio, ai komentoi 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç.
Rivaliteti me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal Edi Ramës.
“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium.
Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit ju kam nxjerrë fobitë. Në momentin që inaugurohet “Air Albania Stadium”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr Z. Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës.
Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”, u shpreh Topi.