Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën duke thënë se spitali do të bëhet dhe se shpronësimi do të bëhet sipas ligjit të shpronësimeve. Rama flet se u është propozuar banorëve edhe një marrëveshje tjetër, që në tokat që nuk do i merret nga shteti, mund të bëjnë njësi shërbimi.
“Në zonën ku do të ndërtohet spitali janë 12 familje. Spitali do të jetë publik, jo privat, do të jetë një spital i sistemin tonë shëndetësor, do jetë një spital ku Turqia do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por edhe transferimin e tek dhe të dijes dhe për një periudhe kohë do të administrohet dhe do të drejtohet në pavijonet e veta nga specialistë turq, do të punësohen në këtë spital mjekë dhe infermierë shqiptar që në një periudhë kohe do të punojnë nën drejtimin e specialistëve turq dhe në fund të këtij tranzicionit në bazë të eksperiencën do të marrin dhe drejtimin e spitalit. Është publik që nga dita e parë, si të gjithë spitalet e tjera.
Që do të thotë që për të ndërtuar një spital shteti ka të drejtë të vendin ku dhe të drejtën për të bërë shpronësim për interes publik, protestat nuk funksionojnë, kur nuk kanë bazë të drejtën e sanksionuar në ligj, ndërkohë që u them atyre atë që i ka thënë Subashi, janë informuar që kjo gjë nuk është për diskutim, por për zbatim, por duke qenë se koha e procedurave të shpronësimit merr një pjesë të mirë të kohës, iu është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje dhe do të shpronësohen sipas ligjit në fuqi dhe iu kemi thënë që në atë territor ku do të ndërtohet spitali, çdo pjesë që iu takon atyre dhe nuk i shpronësohet jemi gati t’u japin mundësinë që të ngrenë njësi shërbimi që do i shërbejnë edhe spitalit për njerëzit që vijnë dhe ikin, do ketë shumë kërkesa dhe kjo është për pronarët.
Madje për shkak se iu është kërkuar kjo marrëveshje iu është thënë që por çdo ditë vonesë, me shkrim qeveria do të pranojë të paguajë dëmshpërblim. Pra që nga dita që i kemi thënë do shpronësohemi ne do të paguajmë. Ne e kemi premtuar spitalin e Fierit, por asnjëherë nuk na ka dalë llogaria sepse konsideron një investim të konsiderueshëm. Kemi diskutuar disa skema. Por lajm po kaq i mirë është hapja në Tiranë e një degë ku studentët shqiptarë do të jenë në Shqipëri dhe do të studiojnë në Universitetin e Teknologjisë së Stambollit. Faktikisht prej disa vitesh më të mirët atje janë shqiptarët. Ndërkohë që duke e pasur universitetin këtu do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme. Ky është një tjetër lajm shumë i mirë. Është diçka që do të materializohet shumë shpejt. Do të jetë në Tiranë Universiteti Teknologjik i Stambollit”, tha Rama.