Në prezantimin e programin ekonomik një pikë e rëndësishme ku kryedemokrati Lulzim Basha është fokusuar është te paga minimale. Ai tha se me ardhjen e tij në pushtet paga minimale do të behët nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë. Basha e trumbetoi fort këtë pikë të këtij programi, duke thënë se kjo do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin.
“E megjithatë, vetëm pak muaj më parë, Basha ka artikuluar në media se do të rriste pagën minimale në 400 euro. “Më 25 prill duam ta çlirojmë Shqipërinë nga pengmarrja politiko ekonomike. Rritja e pagave është premtimi ynë. Kur të vijnë në pushtet do bëjmë një pagë minimale me jo më pak se 400 euro. Rama mendon se do ta rrisë pagën me VKM”, ka thënë më herët Basha.
Megjithatë, duket se Basha është tërhequr nga premtimi i bërë nga ai vetë, vetëm pak muaj më parë. Një tjetër pikë për të cilën nuk u diskutua fare ishte edhe rritja e rrogavë për mjekët dhe infermierët. Ai më herët ka deklaruar se do të bënte 1200 euro pagën për mjekët dhe 700 euro për infermierët, por kësaj here ky premtim u la jashtë vëmendjes së Bashës.