Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Me një shënim në facebook, ku ka postuar edhe një video, Basha thotë se Rama premtoi punësim për shqiptarët, por shton se sot, numri i të larguarve nga Shqipëria, është më i larti në Europë.