Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference për median theksoi se blloku ka arritur një marrëveshje tjetër me Pfizer duke siguruar edhe 300 milion doza të reja. Von der Leyen tha se 75 milion nga kjo porosi më e re do të ishin në dispozicion nga tremujori i dytë i vitit, pjesa tjetër në tremujorët e 3 dhe 4.

“Ne tashmë kemi një kontratë, kështu që nuk do të ketë negociata të gjata, dhe do të krijojë një vrull shtesë për vaksinimin në Evropë, “tha Von Der Leyen.

Vaksina Moderna nga ana tjetër mund të fillojë të përhapet shumë shpejt pasi rregullatori i ilaçeve të BE rekomandoi autorizimin e saj të Mërkurën. Duke folur të Premten, Von der Leyen tha se ky ishte një “lajm i dytë i mirë” pas njoftimit të saj në lidhje me përhapjen e Pfizer / BioNTech.

“Kjo do të thotë që me këto dy vaksina të autorizuara kemi siguruar tashmë një sasi të dozave që na duhen për të vaksinuar 380 milion Evropianë”, tha më shumë se 80% e popullsisë Evropiane.

Vaksinat e tjera do të pasojnë në javët dhe muajt e ardhshëm. Komisioni Evropian tani duhet të miratojë vaksinën Moderna për ta bërë atë të disponueshme për vendet anëtare.