BBC këshillon që në l uftën ndaj COVID-19 kushdo duhet që të ketë një oksimetër. Ky aparat që vlen vetëm 20 dollarë mat nivelin e oksigjenit në gjak në çdo moment edhe në kushte shtëpie. Pikërisht një nga pasojat pas infektimit me COVID-19 është edhe rënia e oksigjenit në gjak, por në mënyrë të fshehtë.

Kjo quhet hipoksemia e fshehur dhe ka pasoja të rënda kur pacientët dërgohen për kurim në spital, dhe nuk mund të marrin një kurim efektiv. Në Britaninë e Madhe tashmë ka një skemë që të gjithë të kenë një oksimetër, sidomos grupet me rist të lartë.