Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Moderna”, Stephane Bancel ka deklaruar se koronavirusi të jetë këtu “përgjithmonë”. Shumë zyrtarë shëndetësorë thonë se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 të jetë një sëmundje endemike, pra do të jetë përgjithmonë e pranishme, por sigurisht në nivele më të ulëta të infeksionit sesa është sot.
Drejtori i Moderna që prodhon vaksinën kundër koronavirusit, ka thënë se “SARS-CoV-2 nuk do të shkojë në asnjë vend. “Do të jetojmë më këtë virus, mendoj përgjithmonë”, ka thënë Bancel gjatë një konference të organizuar në organizatën JPMorgan, shkruan CNBC.
Shkencëtarët vazhdimisht po përcjellin situatën sa i përket shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, me qëllim që mund të ketë prodhim sa më të madh të vaksinave. Ndryshe Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Moderna.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Moderna tek personat që janë në moshën mbi 18 vjet. Ajo është treguar mbi 94.1% efekte dhe është bërë vaksina e dytë kundër COVID-19, që EMA e ka rekomanduar për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.