Sali Berisha prej së premtes bën disa statuse në ditë për darkën e “famshme” të Dubait. “Ndizet flake interneti me meme kushtuar biftekut te arte te narkoministrave te Edvin Hajdutit tek Nusreti!

Skandali i trefishte i biftekut te florinjte i narkoqeveritareve te Edvin Hajdutit.

Miq,ne kete çeshtje ka tre skandale: Skandali i pare. Shpallja e diskutimeve ne rang ministror si diskutime teknike eshte qesharake dhe kete e bejne vetem ata qe kane frike qe veprat qe kryejne te shpallen se jane mandate politike dhe maskohen me mantel teknik. Me ministrat nuk ka diskutime teknike.

Skandali i dyte, qe nje kompani private ti marre persiper nje partneri privat shpenzimet kjo eshte normale. Por qe nje kompani private apo publike e huaj te marre persiper shpenzimet e nje delegacioni qeveritar eshte absolutisht jashte çdo kodi dhe etike, eshte konflikt i hapur interesi.

Skandali i trete eshte restoranti ne te cilin kategorikisht nuk mund te shkojne ministra dhe zyrtare te larte as me fondet e veta dhe as te huaj. Kjo perben nje akte tejet kompromentues, deshmi flagrante se derrat e kenaqur nuk ndjejne asgje per njerezit e vuajtur.

Nje akt te tille korruptiv ndodh vetem me qeverite me te korruptuara te planetit. Nuk po ndalem tek projekti sepse ai eshte çeshtje e madhe sa vet kulla Khalifa”, shkruante ai dje. Por, komentuesit i kanë nxjerrë një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila pak kohë më parë ka qenë pikërisht në restorantin e Nusretit, madje edhe ka pozuar me këtë të fundit. Bashkë me foton është paguar edhe një faturë e majme, që thuhet se i përket pikërisht Arminës, e cila natyrisht nuk është paguar nga ajo, por nga Shkëlzeni.