Vetëm Sali Berisha e di që një rrugë në Shqipëri është bëre copë e çikë. Kështu rezulton nga postimi i fundit i ish-kryeministrit që për fat të keq vijon me dezinformimin përmes rrjeteve sociale. Rasti në fjalë ka të bëjë me një foto që Berisha ka shpërndarë mbrëmjen e së mërkurëes.
“Kjo është rruga e Edvin Hajdutit” – shkruan ndër të tjera kryetari ‘de facto’ i PD dhe ‘pika e dobët’ e Ilir Metës. Por me dhjetëra komentues nga Kosova i kanë tërhequr veshin, duke e nxjerrë blof jo vetëm foton, por edhe vrerin që vjell Berisha në rrjetet sociale. Komentuesit përveçse faktojnë se rruga është në Kosovë, i vënë në dukje Berishës falsitetin në vijim të postimeve të tijë.
Pa koment, Lexo.al sjell më poshtë postimin e ish-kryeministrit si dhe përgjigjet e qytetarëve nga Kosova apo Diaspora. Facebook i Sali Berishës, i kamufluar nën petkun e ‘Qytetarit Dixhital’ mbetet shqetësim në vend dhe më gjerë. Më herët, një sondazh i Gazetës Shqip tregoi se 85% e shqiptarëve duan që Berishës t’i mbyllen rrjetet sociale.