Boksieri i njohur shqiptar Kristian Prenga, i cili prej kohësh vazhdon karrierën në Kanada, është kthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë me familjen dhe miqtë! Dita e djeshme ka qenë e veçantë për boksierin nga Mirdita pasi ka festuar 30-vjetorin e lindjes mes miqsh ku i ftuar special ka qenë dhe një nga shokët e tij të ngushtë showmeni Bes Kallaku.
Nuk kishte sesi të mos mungonin batuat në darkën e shtruar teksa ka qenë Bes Kallaku ai i cili i ka kushtuar disa vargje Kristianit, gjë që ka shkaktuar mjaft të qeshura te të pranishmit. Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtëme e cila është bërë virale në rrjetet sociale.