Ka ngjallur diskutime infektimi i mjekut Pëllumb Pipero me koronavirus, i cili u infektua pasi bëri dozën e parë të vaksinës anti-Covid dy javë më parë. Rasti i Piperos që bëri vaksinën dhe u infektua me virusin Sars Cov 2, mjeku shqiptar në Itali: Është normale! Por specialistja e ISHP-së Albana Fico thotë se kjo mund të ndodhë dhe nuk është fenomen shqiptar. Në një intervistë me neës 24, doktoreshë Fico tha se ka pasur raste edhe në Itali, ndërsa theksoi se vaksina me dozën e parë pas 12 ditëshit të mbron me 52% ndërsa me aplikimin e dozës së dytë mbrojtja shkon në 95%. Për këtë, doktoresha thotë se duhet të vijohen të zbatohen rregullat me maskë dhe distancim.

Mund të ndodhë që një njeri të infektohet me virusin ndonëse ka bërë dozën e parë të vaksinës?

Fico: Përgjigja është Po. Kur një vaksinë vjen ose studiohet ka diçka që quhet sensitiviteti i vaksinës, sa sentitiv është turpi në krijimin e antitrupave kur injektohet doza. Vaksina ka dy doza. Nga punimet klinike është parë që pas dozës së parë përtej 12 ditëshit ka një mbrojtje në 52% të rasteve, ndërsa me aplikimin e dozës së dytë pas një jave rriten antikorpet deri në 95%. E thënë kjo jemi në një situatë kur të vaksinuarit në dozën e parë përballen me një infeksion nga Covid, ndaj kemi ngulur këmbë që edhe gjatë procesit të vaksinimit, duhen zbatuar rregullat, maska dhe distanca. Ky nuk është një fenomen shqiptar. Po lexoja dhe në Itali me raste të mjekësve. Por kjo nuk cënon efikasitetin e vaksinës.

Doktoresha Fico tha se nuk ka vend për të dyshuar tek efikasiteti i vaksinës Pfizer/ BioNTech.

Nuk dyshojmë tek Pfizer, për nga çfarë na është dhënë në dispozicion, dimë që ka ardhur në kushte optimale, nga ISHP është transportuar në qendrën e vaksinimit, po në kushte optimale.