Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nHead of Republican Party, Fatmir Mediu, Former Prime Minister Sali Berisha and Halim Kosova, candidate of the Democratic Party for the Municipality of Tirana, during the closing campaign of Democratic Party, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Nga Ilirjan Blloshmi

Ne kete kohe kur shoqerine shqiptare e ka mberthyer incesiti, perdhunimi, skamja, va rferia, vr asja, rre mbimi, triloli, korrupsioni, ikja, emigrimi. Ne kete vend ku ka llas hi ka zevendesuar çdo gje, me kallash zgjidhen tenderat, me kallash zgjidhen problemet per nuse, kallashi eshte bere  kalem dhe leter. Kur shikon njeriu kete gjendje natyrisht i shkon mendja tek nje zgjidhje me e mire politike. Kjo zgjidhje eshte opozita e vendit. Por kur shikon sesi drobitet opozita per te bindur shqiptarët se eshte zgjedhja me e mire te vjen te pyesesh. Cfare mund te beje opozita per krimin? Kush eshte programi i opozites per varferine?

Kush jane ekspertet qe bejne programin per sugurine e qytetarëve? Sa eshte e sigurte qe opozita do beje gjerat qe thote?….

Pritshmeria eshte shume e vaket qe kjo te ndodhe. Kur shikon qe sot ne opoziten e sotme eshte Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Flamur Noka, Genc Pollo, Kac Islami, Arben Ristani etj etj. Të gjithë ne, kemi qenë pjesë e akropolit të sehirxhinjve. Bëhej sehir një jetë e tërë, që ngadalë vetvërvitej në mbeturina. Pjesë e asaj që gëlqerja e bardhë e gënjeshtarëve nuk e mbulon dot. Shumkush preferon ikjen, më mirë se sa përgjakjen e buzëve me zgërdhirje e ngërdheshje fallco, iluzion pas iluzioni e zhgënjim pas zhgënjimi.

Sinqerisht kontributi më i madh, që këta trotuarë mund t’i japin pleqërimit tim të parakohshëm, është pakuptimësia e tyre pedante. Variacionit, dikur të gjallë e lëvrues të këtij qytetit tim, sikur i ka dalë shpirti. Të gjithë i mbajnë fshehurazi shpresat në targat e huaja, që po i varin këtij vendi. A nuk do të qe më mirë sikur, në të njëjtën mënyrë që na garantohet një shëndetësi e besueshme nga turku, gjermani, amerikani, greku, iraniani, israeliti etj etj, të na garantohet edhe sistemi i drejtësisë, arsimit dhe rendit! A mundet, minimalisht të marrim në konsideratë, t’i vetnënshtohemi një okupatori konkret, ashtu siç i jemi nënshtruar një okupatori mendor?!