Së fundmi Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një ‘fushatë’ pro-evropoiane, pavarësisht su lmeve të herëpashershme që i ka adresuar. Në telekonferencën që pati me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, presidenti turk tha se Ankaraja e sheh të ardhmen në Evropë, duke theksuar se: “BE është një përparësi në axhendën e Turqisë”.

Ai thotë se dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE, por nuk la hedhur fjalë kundër Greqisë, Qipros dhe Francës. Sipas presidencës turke, ai i tha Presidentes së Komisionit se “për shkak të tekave të disa anëtarëve të BE-së, por edhe për shkak të problemeve artificiale që ata krijuan, në vitin 2020 nuk e shfrytëzuam pozitivisht për marrëdhëniet tona me BE”.

Duke iu referuar termit refugjat, ai bëri thirrje për përditësimin e deklaratës së Përbashkët Turqi-BE, si dhe marrëveshjen e Bashkimit Doganor dhe liberalizimin e vizave për qytetarët turq. Presidenti turk bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund bllokadave dhe deklaratave anti-Ankara. Erdogan theksoi se Turqia është një vend kandidat për pranimin në BE, ndërsa konsideroi se një hap pozitiv është fillimi i takimeve të rregullta Turqi-BE, por edhe takimet apo kontaktet midis Brukselit dhe Ankarasë.