Gjatë 24 orëve të fundit, 866 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Greqi, ndërkohë që kanë humbur jetën 27 persona dhe 337 vetë janë shëruar. Kështu, numri total i infektimeve ka shkruar në 146020, ndërkohë që numri i vi kti mave është 5.239 në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë. Presidenti i shoqatës mjekësore në Greqi, Athanasios Exadaktylos është shprehur i shqetësuar, duke thënë se situata epidemiologjike në vend është tepër shqetësuese dhe kritike.

Ai theksoi se rezultatet e vaksinës do të bëhen të dukshme kur të jenë vaksinuar të paktën 2 milionë qytetarë në vend.