Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 102,104,315 ndërsa numri i të vde kur ve ka shkuar në 2,202,627. Ndërsa 73,957,535 e kanë kaluar virusin, sipas worldometers.
Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 26,338,607 raste të shënuara aktive, dhe 443,769 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 10,720,971 raste pozitive dhe 154,047 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 9,060,786 raste pozitive dhe me 221,676 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Rusia me 3,813,048 dhe me 72,185 humbje jete.
Meksika ka tejkaluar të enjten Indinë sa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Kështu, vendi radhitet i treti në botë për numrin më të lartë të fataliteteve nga Covid-19.
Ministria e shëndetësisë në Meksikë raportoi 18,670 raste të reja pozitive si dhe 1,506 vd ek je në 24 orë duke e çuar totalin e viktimave në 155,145 ndërsa atë të të infektuarve në 1.8 milionë.
Kurse, totali i viktimave në Indi një vend me një popullsi 10 herë më të madhe se Meksika, është 153,847. Numri i v ikt imave në Meksikë reflekton situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi dhe përpjekjet për të përmbajtur përhapjen e virusit