Nga Eduard Zaloshnja
Rasmussen Reports është e vetmja kompani sondazhesh amerikane që kryen hulumtim TË PËRDITSHËM në nivel kombëtar të politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe vlerësimeve për punën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (kompanitë e tjera bëjnë hulumtime javore ose mujore). Sondazhet nga kjo kompani kryhen duke përdorur një ndërthurje të sondazheve të automatizuara të opinionit publik me pyetje telefonike të regjistruara paraprakisht, si edhe një sondazh elektronik.
Në zgjedhjet presidenciale, nga 2016 deri më 2024, Rasmussen Reports ka qenë kompania që i është afruar më pranë rezultatit elektoral të regjistruar zyrtarisht në nivel kombëtar për Presidentin Trump. Dhe çdo ditë ajo zhvillon sondazhe me 1500 pjesëmarrës në zgjedhjet e fundit presidenciale, për të matur nivelin e miratimit të punës së presidentit.
Sondazhet Rasmussen tregojnë se nga data 27 shkurt (para fillimit të luftës në Iran) dhe deri sot, kuotat pozitive kanë qenë poshtë kuotës 49.8%, që u regjistrua për kandidatin Trump në votën popullore kombëtare të zgjedhjeve të nëntorit 2024 (shihni grafikun e mëposhtëm).
Kështu, më 27 shkurt, vetëm 45% e pjesëmarrësve të zgjedhjeve të nëntorit 2024 kishin vlerësim pozitiv ose shumë pozitiv për punën e Presidentit Trump. Më 11 mars Trump u ngjit në 47%, ra në 43% më 30 mars, u ringjit në 47% më 7 prill, duke përfunduar në 44% më 16 prill. Pra, nga 49.8% që e votuan atë në zgjedhje, vetëm 44% e vlerësojnë punënë e tij pozitivisht…





















