Ka shkuar në 100 milionë numri i të infektuarve me Covid 19 në të gjithë botën. Më konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga Worldometer, numri i të infektuarve është 100,318,660, sipas worldometers. Nga ky total, të paktën 2,150,615 persona nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë virusit. Kurse, 72,368,409 rezulton të jetë numri i të shëruarve.
SHBA, vendi më i prekur nga pandemia, numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19. Kurse, bilanci i vi kti mave është 431,392. India ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën. Kurse, Brazili, vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine, ka rreth 88.8 milionë të infektuar ndërsa bilanci i vi kti mave është 217,712.
Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme.
Ndërkohë që vaksinat anti-Covid në botë janë prodhuar disa, por aprovim për përdorim kanë marr vetëm vaksinat e Pfizer/BioNTech, Modernas dhe atë të Universitetit të Oksfordit/ AstraZeneca-s.