Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka uruar personalisht kryeministrin Edi Rama që po përpiqet të mbledhë krerët shtetërorë të Greqisë dhe Turqisë rreth një tavoline dialogimi.
“Kancelarja (Merkel) e uroi personalisht atë! Edi Rama, 56 vjeç, Kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë rreth një tryeze krerët që grinden të Turqisë dhe Greqisë. Arsyeja ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ishujt në detin Egje, që kohët e fundit janë përshkallëzuar.BILD thotë: Rama ndërtuesi i urave të bashkëpunimit!”, shkruhet në artikull.
Dy vendet janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar.
Gazeta gjermane Bild, që bën me dije lajmin, e konsideron kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve.