Marquez kur ka shkruar kryeveprën e tij, nuk e ka menduar që në 2020 do te vinte një uragan “kolere” që do të godiste planetin më egocentrik të sistemit diellor, planetin që rrotullohet rreth vetes, tokën. Aktualisht numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 95.491.215, ndërkohë që numri i vi kti mave është 2.039.779 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometer numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 68.201.616. Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” me numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi është SHBA, më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Turqia edhe Italia.

Nuk mjaftonte vetëm kaq, por së fundmi në botë po qarkullojnë variante të reja të COVID-19, gjë që po sjellë shqetësime të shumta pasi ato po përhapen me shpejtësi, megjithatë sipas shkencëtarëve ende nuk është konfirmuar nëse ato janë edhe më të rrezikshme se varianti fillestar.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve qeveritë e shteteve kanë ndërmarrë masa të reja izolimi me qëllim minimizimin e përhapjes dhe konfirmimin e rasteve të reja. Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura, duke u bërë kështu “drita në fund të tunelit”, për pandeminë.