Të gjithë të vaksinuarit kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe do të duhet ta marrin dozën e tyre të dytë deri në 12 javë pas së parës, shkruan gazeta britanike ”The Guardian”. ”Shërbimi Kombëtar Shëndetësor britanik, NHS, tani do t’i japë përparësi administrimit të sa më shumë njerëzve në listën e përparësive të dozës së parë të vaksinës, në mënyrë që të maksimizohet numri i njerëzve të mbrojtur nga sëmundja”, shkruan gazeta.
”Por, doza e dytë do të vonohet, në shumicën e rasteve që vijnë 11 deri në 12 javë pas së parës. Më parë, ata që merrnin Pfizer kishin një datë të dytë të dozës, të caktuar tre javë më vonë nga doza e tyre e parë”, thekson ajo.
*Kalimi në doza të dyta të vonuara do të thotë se shumica e qindra mijëra njerëzve në Angli që kanë marrë dozën e parë, pas përdorimit të produktit Pfizer të filluar në BM më 8 dhjetor, tani do të duhet të presin deri në mars për të dytën”, shton ”The Guardian”. ”Qeveria duhet të administrojë rreth 380 000 doza vaksinash çdo ditë, por mesatarja ditore është 290 000”, shkruan nga ana e saj BBC.. ”Dozën parë deri tani e kanë marrë vetëm 5 milion britanikë nga 67 milionë banorë, thënë ndryshe 7% e popullsisë. Sekretari i Shëndetësisë i tha Dhomës së Komuneve se furnizimi ishte me probleme”, shton ajo.
”Londra dhe lindja e Anglisë janë dy zonat më të ngadalta në fushatën e vaksinimit COVID-19. Që nga 10 janari, janë vaksinuar me një dozë vetëm 29% e mbi 80-vjeçarëve. Në Londër, shifra është 31%, ndërsa në rajone të tjera të Anglisë deri në 45%. Deri më 13 janar, një total prej 2,91 milion dozash janë administruar në Angli. Asnjë ndarje rajonale nuk është publikuar nga qeveria”, shton nga ana e saj faqja e internetit, gponline, site i specializuar britanik për mjekët.