Në Britaninë e Madhe janë raportuar 62,322 raste të reja me COVID- 19 dhe kanë humbur jetën 1,041 pacientë. Numri total i infektimeve në të gjithë vendin është 2,836,801 ndërkohë që numri i vi kt imave ka arritur në 77,346 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë ku nisi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve me Pfizer, dhe së fundmi në vend u vaksinuan edhe personat e parë me Astrazeneca. Sipas kryeministrit të vendit Boris Johnson, deri më tani 1.3 milionë janë vaksinuar në Britaninë e Madhe.