Kompania farmaceutike britanike AstraZeneca, e fajësuar në Europë për vonesat në shpërndarjen e vaksinës së saj Covid-19, u tërhoq nga një takim që do të organizojë sot BE, tha një zyrtar i lartë europian.
AstraZeneca, e cila njoftoi dërgesa më të vogla sesa pritej në tremujorin e parë për shkak të një “rënie të rendimentit”, tashmë ishte thirrur dy herë për t’u shpjeguar përpara përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe Komisionit Europian.
Arsyetimet e saj u konsideruan “të pakënaqshme” dhe një takim tjetër ishte caktuar për sot pasdite, në orën 18:30.
Marrë nga ATSH