Ndryshe nga ajo qe socialistet e quajne PS si “ familja e madhe”, LSI nuk arriti Kurre te hedhe rrenjet e nje te tille, perkundrazi, mbeti thjesht prone pa strategji e pa ide e atyre qe e themeluan. Kreu i PS se Tiranes Ervin Bushati, qe kete vit do te mbaje peshen e qarkut me te madh në vend në zgjedhjet e 25 prillit, flet per LSI dhe ate çka ka mbetur prej saj, pas largimeve të javeve te fundit, mes tyre edhe eksponente te larte.

Deputeti Bushati thote se LSI po humbet sepse nuk po arrin dot më të “joshë” njerzit e saj, qe mesa duket Kane zgjedhur nje alternative tjeter. Në diten kur LSI prezantoi programin e saj qeverises per 25 prillin, Bushati pa humbur kohe, thote se vete LSI nuk eshte e qarte, nqs garon me te majten apo te djathten. Partia shtepiake, e themeluar me shume se nje dekade me pare nga Ilir Meta dhe drejtuar sot nga e shoqja, Monika Kryemadhi, sipas Bushatit nuk ka program e as oferte konkrete per shqiptaret ndersa kreu i PS se Tiranes thekson se per të, LSI, ende pas 17 vitesh, nuk eshte nje parti