Trajneri i Kombëtares Shpresa, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio. Në një intervistë të shkurtër në linjë telefonike, Bushi zbulon se për momentin është pa kontartë dhe me shpresën se do ta rinovojë sërish në po të njëjtin ekip.
Unë shpresoj ta vazhdoj përsëri kontratën me U21 sepse faktikisht mua më ka mbaruar kontrata më 31 dhjetor. Kam qënë shumë i gëzuar, shumë kranardhe shumë i lumtur që kam drejtuar ekipin e Shqipërisë sepse dikur luaja me atë fanellë dhe tani e drejtoj dhe ka qënë një përgjegjsi e madhe për mua, por mendoj se kemi bërë mirë si me rezultate për këtë sezon që morëm 14 pikë që si kemi marrë ndonjëherë, por dhe çuam shumë lojtarë lart. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe unë jam shumë i gëzuar, por këtë do ta bënte çdo trajner, u shpreh Bushi.