I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, ka qenë gazetari Carlo Bolino i cili ka zbërthyer dosjen e përgjimeve për interesin e grupit mafioz të Ndragetës ku përmenden biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Sipas Bolinos e gjithë kjo është një flluskë e madhe sapuni pasi për sa i përket Shqipërisë nuk ka asnjë fakt për implikimin e figurave politike. Mes 50 të arrestuarve në Itali është edhe një shqiptarë, ndërsa Bolino ka zbuluar se në kompanitë fiktive të këtyre grupeve kriminale kanë qenë të përfshirë 8 shqiptarë të tjerë. Megjithatë sipas Bolinos këto shqiptarë nuk janë arrestuar pasi kanë qenë si punonjës të zakonshëm në këto kompani.

Juve jeni njohur me këtë dosje. A mund të më shpjegoni për çfarë bëhet fjalë? Hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria Antimafiza në Catanzaro Calabria. Ka filluar në vitin 2017 dhe tani janë përfunduar me 50 urdhër arresti mes tyre një shqiptarë. Është një grup të lindur dhe kryesuar nga një italian i quajtur Antonio Garlo. I cili është përshkuar nga prokuroria si një gjysmë biznesmen që ka qenë ndërmjetës mes 4 eksponentë të Ndraghetës që është mafia kalabreze. Politikanë italiane dhe biznesmenë italianë të cilët e kanë provuar me firma të ndryshme për të pastruar para kryesisht në në Italia me kompani fiktive. Dhe pikërisht këto kompani janë përfshirë 8 shqiptarë që nuk janë arrestuar kanë punuar si mbulesa njerëz të zakonshëm punëtorë të thjeshtë. Që kanë vendosur si ortak dhe administrator kompanitë fiktive. Në këtë përpjekje Antonio Garlo ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga një ish nënoficer i Guarda di Finanza. Ka qenë brenda akoma në atë kohë në Calabri. Erkole da Alesandro. Pretendon që kishte lidhje të fortë me ambiente të ndryshme jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Pasi ëtshë paraqitur për operacione sekrete me lidhje me politikanë.

Është një mashtrues apo ekzistojnë vërtetë lidhjet e këtij personi? Unë e kam lexuar dosjen, 1500 faqe që ka nënshkruar Prokurori antimafia. Dhe 400 faqe që ka firmosur gjykata. Tani për sa i përket çështjes shqiptare nuk ka asnjë fakt konkret. Përveç shumë premtime dhe propozime se nuk duken njohuri konkrete. Vetë prokurori pranon që deri më 2018 ku është koha e përfundimit të hetimit. rezulton që e gjitha premtimet e bizneset në Shqipëri nuk janë realizuar fare.

Ka bërë pastrim parash grupi në Itali. Sa janë gjasat që të kenë bërë edhe në Shqipëri, flitet që ambienti të lejon ta bësh këtë gjë? Në përgjimet ata flasin shpesh për mundësi që ofron Shqipëria dhe e përshkruajnë si Calabria e viteve 60’. Por janë biseda me shprehje që ka korrupsion dhe mund të bësh biznes me ryshfet. Si një parajsë për pastrim parash. Por në disa pjesë pranojnë që nuk kanë akses në ambientet politike që kanë vendimarrjen. Në një bisedë tjetër thanë që mund të ndërtojnë dhe thonin që nuk na lejojnë se ne jemi Italinë. Kanë menduar që të hapin fabrikë betoni dhe u tha që ka shumë fabrika betoni.

Flitet për Nikun, kush është? Me shumë gjasa bëhet fjalë për një biznesmen të quajtur Besnik Halialaj. Është administrator i një prone italiane tek grupi ‘Sol’ që tregton oksigjen. Ka fituar shumë tendera nëpërmjet spitaleve private e publike. Është kompani e vjetër. Nuk ka asnjë lidhje konkretisht. Dhe kishte një njohuri me atë të nënoficerin e Guarda di Finanza. Interesi dhe objektivat që një mafioz mund të ketë. Unë si gazetar kam dëgjuar qindra përgjime kur flitet për invetime kolosale që mund të vijnë të investohen. Edhe ky Gallo thuhet se flet për tendera kolosale në Itali me kompani gjigante si Enel. Por kjo ishte lista e ëndrrave. Për sa i përket Shqipërisë, nuk ka asgjë konkrete. Ky Niku pse është përmendur? Se ai pretendonte sipas referatave indirekte nuk ka folur asnjëherë dhe nuk ka asnjë përgjim. E përmendin si një shok. Nikun e kanë përmendur se kishte tre licenca për të ndërtuar tre kulla në Tiranë. Por nuk ka kompani ndërtuese. Edhe kullat në Tiranë janë dhe i njohin kush janë pronarët. Por cilat para, parat e mafias. Por në përgjime thanë se nuk kanë lek për të investuar. Pra pastrim parash nuk funksionon nga bankat. Por vetëm me lekët Cash, që futen në ndërtime. Nëpërmjet shitjeve përfundojnë në banka. Ata bëjnë të kundërtën.

Mos kemi të bëjmë këtu me një tullumbave të fryrë e cila, ka të bëjë më fantazi dhe pak mashtrim mes këtyre individëve në Itali? Për sa i përket Shqipërisë unë e kam përkufizuar si një flluskë sapuni. Të paktën deri më tani. Nuk përmendet fare asnjë akuzë. Janë arrestuar për vepra penale në Itali jo në Shqipëri. Vetëm përpjekjet e Antonio Gallo për të penetruar në vende jashtë Italisë, edhe Maqedonia është përmendur edhe Mali i Zi. Pra për të treguar fuqinë. Por vetëm një dyqan në Tiranë kanë.

Flitet për një eurodeputet që njihet për koecidencë me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Qëndron brenda kuadrit spekulativ? Po natyrisht se nuk kemi asnjë konfirmim. Pretendohet se ishte duke takuar një person që ishte krahu i djathtë i këtij politikani. Gjithmonë po flasim për hipoteza. Pra vetë prokuroria nuk e beson. Vetëm në disa media në Shqipëri mendon që një mashtrues është burim për të faktuar prova.