“Shenja e Diellit është qendra e unit tuaj,” shkruan Susan Miller e Astrology Zone. Imagjinojeni si shefin e personalitetit tuaj. Kur ju pyesin “ç’shenjë je?” në fakt po ju pyesin “cila është shenja jote e Diellit.” Po ashendenti? Disa nga astrologët më të mëdhenj mbështesin pretendimet e njerëzve se ata ndonjëherë nuk identifikohen me karakteristikat e shenjës së tyre (shenja e Diellit). Dhe kjo është e vërtetë. Me rritjen në moshë, disa njerëz mund të identifikohen më shumë me një shenjë tjetër.
Marrim një shembull: Le të themi se ju jeni Virgjeresha në horoskop dhe kur ju prezantoheni njerëzve, ata presin që të jeni serioz dhe të mbani një qëndrim ku nuk vihet re asnjë emocion. Por ashendenti juaj Shigjetar ju bën të shfaqeni më entuaziast, më të lumtur. Ashendenti është mënyra si i prezantoheni botës me vullnet dhe dëshirë. Ashendenti është lentja me të cilën shihni ndërveprimet dhe ndodhitë rreth jush. Ashendenti përcakton mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe çfarë prisni ju nga bota përreth.
Formula e llogaritjes së ashendentit është kështu:
Por qartë askush nuk do t’i futet sinuseve dhe kosinuseve tani përsa kohë ka faqe të krijuara posaçërisht për të llogaritur me saktësi ashendentin tuaj. Ju duhet të vendosni ditën, muajin, vitin, orën dhe qytetin e lindjes. P.S. Disa njerëz mund ta kenë ashendentin njësoj me shenjën e Diellit. Anabel/