Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, prokurorët e SPAK kanë deklaruar se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.
Kreu i SPAK Klodian Braho: Në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.
Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës.
Nderkohe, PS ka dalë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut.
Deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se “masat që janë në fuqi tani ndaj znj. Balluku janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit”.
“Çfarë faktesh konkrete keni?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun
Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.
Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.
13:09 U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës
SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.










